Udhëzues

Numrat dhe masat e atleteve: si të zgjedhësh saktë

Numri i duhur ndryshon nga marka në markë. Ja një udhëzues i shpejtë që të porositësh me siguri, edhe me pagesë në dorëzim.

Mat këmbën në mbrëmje

Vendos këmbën në një fletë, shëno gishtin më të gjatë dhe thembrën, mat gjatësinë në cm. Mate në mbrëmje kur këmba është pak më e fryrë.

Si rrinë markat

Nike Air Force 1 dhe Air Max rrinë pak të mëdha — merr gjysmë numri më pak. Adidas Samba/Campus rrinë ngushtë e gjatë. New Balance zakonisht rri saktë (true to size).

Tabela e konvertimit

Për konvertim EU/US/UK/CM, shih udhëzuesin tonë të plotë të masave dhe krahasoje me numrin që përdor zakonisht.