Udhëzues

Si t'i kombinosh atletet me veshjen

Një palë atlete të mira e ngrenë çdo veshje. Ja disa kombinime që funksionojnë gjithmonë.

Të bardhat — universale

Atletet e bardha (p.sh. Air Force 1) shkojnë me xhinse, pantallona të errëta apo edhe me një fund. Mbaji të pastra dhe look-u duket gjithmonë i kujdesur.

Modelet retro

Adidas Samba dhe Campus japin një ndjesi retro — shkojnë shkëlqyeshëm me xhinse të drejta dhe çorape të dukshme.

Luksi i përditshëm

Atletet luksoze (Prada, Dior, Fendi) e ngrenë një veshje monokrome. Mbaji detajet e tjera të thjeshta që të dalin atletet në pah.